Së pari duhet të kuptoni nëse është thyer ndonjë gjë tjetër. Provoni të startoni laptopin. Nëse ekrani mund të krijojë një imazh të lexueshëm, nuk keni pse lodheni për të parë nëse pjesët e tjera punojnë.
Në anën tjetër, nëse dëgjoni një zhurmë gërvishtëse, fikeni sistemin menjëherë. Ky mund të jetë hard disku juaj duke shkatërruar të dhënat.
Nëse nuk shihni asgjë në ekran, provoni të lidhni laptopin tuaj me një monitor. Nëse kjo kryen punë (atëherë është ekrani i laptopit është ai që është dëmtuar) dhe nëse nuk keni shumë të holla, mund të pranoni faktin se laptopi juaj tani është një desktop i vogël.
Mund t’i bëni në servis, por po ju paralajmërojmë paraprakisht: zëvendësimi i ekranit në mënyrë profesionale mund të kushtojë si të blini një laptop të ri dhe më shtrenjtë se të blini një desktop pa monitor po aq të fuqishëm sa laptopi. Kështu që kontaktoni prodhuesin e lapopit dhe kërkoni çmimin e ekranit para se të merrni ndonjë vendim.
A duhet ta ndërroni ekranin vetë? Parimisht jo. Së pari, është ende shtrenjtë. Kam shikuar në ScreenTek (kompani që shet ekranë për laptopë) dhe kam zbuluar se zëvendësimi i ekranit të laptopit tim Lenovo X60 (i cili fatmirësisht nuk është i thyer) do të kushtonte rreth 435$ - pa montim.
Montimi është arsyeja kryesore pse nuk duhet të zëvendësoni ekranin e laptopit tuaj. Ashtu si desktopët, edhe laptopët nuk janë dizajnuar për riparim nga amatorët.