HTML (HyperText Markup Language) është gjuhë e vjetër që u formua kryesisht për të shfaqur informacionin në formate të ndryshme. HTML të lejosh të shkruash tekst në ngjyra të ndryshme, madhësi të ndryshme, të vendosësh imazhe, tabela, lidhje, etj. XML (eXtensible Markup Language) është një gjuhë e ngjashme me HTML, por qëllimi i saj nuk është formatimi i tekstit. Qëllimi i XML është sistemimi dhe organizimi i një dokumenti në një mënyrë të tillë që informacioni të jetë i vetë-përshkruar. Etiketat e HTML janë të gjitha njësoj pavarësisht nga përmbajtja e tyre, ndërsa etiketat e XML mund t'i zgjedhësh si të duash që të përshkruajnë vetë tekstin që përmbajnë. Psh: Nëse kemi një artikull, në HTML ky artikull do shfaqej si tekst nën etiketën
(dmth paragraf) ndërsa në XML teksti do organizohej nën etiketën dhe kjo etiketë mund të përmbajë etiketa si , ,, , , etj. Nëse shikojmë numrat 21/07/2006 në kodin HTML nuk mund të mësojmë asgjë për këtë numër përveç ngjyrës dhe madhësisë që do ketë në faqe. Por, nëse shikojmë të njëjtin numër në XML, ndjekim etiketat dhe zbulojmë që ajo është data kur është shkruar artikulli. Pra, XML ka strukturë më të mirë se HTML dhe për këtë arsye ka lindur XHTML që ndërthur të mirat e të dyja gjuhëve. XHTML (eXtensible HyperText Markup Language) është një version i ri i HTML që zbaton rregullat e XML. Ky version i ri i gjuhës mundëson dokumentat të formatohen si dokumentat HTML por në të njëjtën kohë informacioni ka strukturën vetë-përshkruese të XML. Duke vazhduar shembullin më lart, me XHTML dimë që numrat 21/07/2006 janë data e artikullit por që ka dhe një format (madhësia, ngjyra, theksimi, etj) të caktuar. BY..ADM..RAY